Academia.eduAcademia.edu

Ligji per noteriatin

Me këtë ligj rregullohet procedura për emërimin dhe shkarkimin e noterëve, fushëveprimi i punës dhe i autorizimeve të tyre, përpilimi i dokumenteve noteriale dhe veprimi me ato pas lirimit të vendit të noterit, organizimi i noterisë dhe i organeve të tij, i noterëve si komisarë të gjykatave dhe të organeve të tjera, mbikëqyrja ndaj punës së noterëve dhe përgjegjësia disiplinore. Neni 2 (1) Noteriati është shërbim i pavarur, i mëvetësishëm në të cilin kryhen punë nga lloji i autorizimeve publike në bazë të ligjit, me kërkesën e qytetarëve, organeve shtetërore, personave juridikë dhe institucioneve të tjera të interesuara. (2) Noteri e kryen detyrën e vet si profesion themelor, për kohën për të cilën është emëruar. Neni 3 Noteri, punët noteriale i kryen në mënyrë të lirë, të pavarur, të mëvetësishme, profesionale dhe të paanshme në bazë të Kushtetutës, ligjit, marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare dhe dispozitave të tjera dhe akteve të përgjithshme të bazuara në ligj.