Academia.edu no longer supports Internet Explorer.
To browse Academia.edu and the wider internet faster and more securely, please take a few seconds to upgrade your browser.
2019, Gërsheti i prerë
…
9 pages
1 file
Puna shkencore hulumtuese është veprimtari që ka për qëllim arritjen e rezultateve të caktuara shkencore Meqë arritjet shkencore dallojnë si në pikëpamje të cilësisë, po ashtu edhe të relevancës, është më rëndësi që ato të vlerësohen. Në gjithë këtë problematikë, vlerësimi i punës shkencore (kompetencës shkencore) është një segment i rëndësishëm dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në përcjelljen, marrjen dhe krahasimin e arritjeve shkencore me rrjedhat e reja zhvillimore në botë. Vlerësimi i aktivitetit shkencor (kualitativ dhe kuantitativ) duhet të jetë i matshëm dhe të ketë bazën përkatëse ligjore të rregulluar Në punim është analizuar gjendja e punës shkencore në Kosovë dhe është dhënë një vështrim kritik i qasjes ndaj vlerësimit të saj dhe të trajtimit të punës shkencore në përgjithësi. Puna shkencore në vendin tonë kërkon reforma rrënjësore, krijimin e një rrjeti
2012
Ky raport nxirret dy herë në vit nga një ekip me ekonomistë të Departamentit të Uljes së Varfërisë dhe Menaxhimit Ekonomik të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore në Bankën Botërore (ECA PREM). Ky dhe raportet e mëparshme mund të gjenden në faqen e internetit www.worldbank.org/eca/seerer. Ekipi i autorëve drejtohet nga Zeljko Bogetic ([email protected]) dhe përfshin anëtarët e mëposhtëm me detyra tematike: Dilek Aykut (zhvillimet globale dhe perspektiva), Alexandru Cojocaru (shënim i veçantë tematik për çmimet e ushqimeve); Damir Ćosić (sektori financiar; Bosnje dhe Hercegovinë); Simon Davies (fiskale dhe borxhi), Mike Edwards (sektori financiar); Agim Demukaj (Kosovë); Borko Handjiski (tregjet e punës, Bosnja dhe Hercegovina); Caterina Ruggeri Laderchi (shënim i veçantë tematik për çmimet e ushqimeve) ; Erjon Luçi (menaxher i bazës së të dhënave të EJL6, Shqipëri), Sanja Madzarević-Sujster (reformat strukturore të EJL6, Mali të Zi), Lazar Sestović (ekonomia reale, Serbi); Bojan Shimbov (privatizimi, të bërit biznes, IRJ e Maqedonisë) dhe Kenneth Simler (çështje speciale për çmimet e ushqimit). Carolina Sanchez-Paramo dhe Indhira Vanessa Santos kontribuan në seksionin mbi tregjet e punës. Havier Suarez kontribuoi në kutinë mbi mësimet e privatizimeve. Shpërndarja e raportit si dhe marrëdhëniet me jashtë dhe me median u realizuan nga një ekip i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë që përshin
2017
Dihet se gjatë periudhave zgjedhore angazhimi politik është i një niveli të lartë. Gazetat e përditshme me një ndërtim të ndryshëm, po aq sa dhe me të njëjtin funksion, i drejtohen lexuesit me titujt më kryesorë, kjo duket më dukshëm përgjatë fushatave zgjedhore. Përpos shumësisë së titujve, që shprehin një përmbledhje të çështjeve të ditës, lajmet kanë funksion orientimi te lexuesit. Ndërvarësia e agjendës politike me atë të mediave është në funksion të orientimit të diskursit politik dhe të funksionit politikbërës në shoqëri, por përveç kësaj, mbitheksimi i agjendës politike duke shmangur problemet qytetare shtohet. Si paraqitet përmbajtja e disa gazetave përgjatë zgjedhjeve? Cilat janë çështjet kryesore të kësaj periudhe dhe a tematizohen titujt në vetvete? Cilat janë figurat politike në këtë diskurs? Ky studim paraqet të dhëna sasiore dhe një analizë cilësore të problematikës së titujve të faqes së parë të gazetave gjatë zgjedhjeve lokale 2015. Në të do të analizohen dhe strukturohen titujt e gazetave për funksionin e faqes së parë, për të dalë në përfundime të qëllimit të diskursit.
Lutemi gjithmonë të citoni burimin: Myftari, J. (2025). Problematika të përqasjes materialiste së ligjit. Trajektorja e "së drejtës" në Shqipërinë "e diktaturës së proletariatit". DOI: 10.5281/zenodo.14679004
Optime, 2021
Jashar Rexhepagiq mbetet një ndër pedagogët e shquar të Kosovës me përkushtim gjysëmshekullor. Edhe tani kur veprimtaria virtuale e ka shndërruar shoqërinë kosovare në një shkollë të madhe të një shoqërie që mëson, idetë pedagogjike të Rexhepagiqit tingëllojnë aktuale. Rexhepagiq la pas një pasuri të vyer në fushën e pedagogjisë. Ai mbetet një edukator i madh idealist që projektoi veten në të ardhmen. Demokracia autentike, konkrete dhe praktike në arsim, nuk konsiderohen fjalë boshe, por ide, që janë të realizueshme, reale dhe ardhshmëri e bashkësive tona shoqërore. Arsimi i përhershëm së bashku me arsimin integrale demokratik do ta shndërrojë edukimin formal në shkollë moderne në të cilin të mësuarit bëhet proces komunikues ku dominon ideja e lirisë, pluralizmi, toleranca dhe individualiteti i nxënësve. Rexhepagiq e vlerëson demokratizimin e arsimit si një mjet të fuqishëm kundër burokratizmit dhe diskriminimit në arsim, si dhe kundër botëkuptimit mbi arsimin autoritar, ide që e bë...
Univers
Përgjatë Epokës së Artë të Islamit, rruga e përhapjes së dijes dhe shkencave në drejtim të Evropës, u realizua kryesisht nga faktorët e mëposhtëm: Mbretëria Siciliane, me në krye Frederikun e Madh. Zgjerimi i ndikimit të muslimanëve deri në malet e Pirenejve, në Andaluzi. Gjithmonë e më tepër, mbretërit dhe Papët evropianë u referoheshin mjekëve myslimanë, të cilët ishin më të aftë se mjekët evropianë. Kryqëzatat Përkthimet e librave shkencorë, nga arabishtja në anglisht. Këto shkenca ishin në fushat, si: matematika, mjekësia, astronomia, fizika, kimia, gjeografia, filozofia, letërsia dhe industria. Me ardhjen e shumë filozofëve, dijetarëve dhe shkencëtarëve arabë në pjesën oksidentale të Evropës mesjetare, atje filluan të përhapen shumë shkolla të quajtura "averroizma latine", të cilat ishin shkolla filozofike që mbështeteshin në punën e filozofit të shquar arab Ibn Ruzhd, të cilin perëndimorët e quanin Averroes, dhe ishte komentuesi më në zë i veprave të Aristote...
2019
Hyrje:Kënaqësia në punë është një fenomen kompleks që është studiuar mjaft gjerësisht. Burime të ndryshme nga literatura tregojnë se ka një lidhje në mes të kënaqësisë në punë dhe motivimit,motivimi është i vështirë për tu përcaktuar, por ka një korrelacion pozitiv mes kënaqësisë në punë, performancës dhe motivimit, ku motivimi inkurajon një punonjës nëvarësi të nivelit të tyre të kënaqësisë në punë, për të vepruar në një mënyrë të caktuar Metodologjia: Studimi është i tipit prospektiv dhe është realizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), dhe në QMF-të, dhe AMF-të e Lipjanit. Në studim kanë marrë pjesë 100 punëtorë në mënyrë vullnetare.Pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë në studim paraprakisht kanë dhënë pëlqimin e tyre me shkrim. Rezultatet: Prej 100 të anketuarëve, mosha më e shprehur e tyre 45 -64 vite 54%, 25-44 vite 41%, 10-20 vite përvojë në punë 43%,në qytet jetojnë 59%, Besim të plotë në udhëheqësit e institucionit shëndetsorkanë29% qe e kanë vlerësue me notën 5, 21% me 4. Institucioni Shëndetësor realizon me sukses objektivat e veta, 29% me vlerësimin 3. Udhëheqësi ka të favorizuarit e vet në institucione, 30% me 5.Udhëheqësit thonë një gjë e vepron ndryshe 34% me 5 dhe 22% me 4. Komunikimi mes drejtorisë dhe punëtorëve është i lehtë 30% me 5.Gjuha komunikuse është konform pozitës 33% me 5. Konkluzione:Nga studimi del se Statisfaksioni i stafit nuk është në nivelin e duhur, dhe kjo ka impaktin e vet në cilësin e shërbimeve. Kjo duhet tu shërbej Menaxhmentit që të marr të gjitha masat me qëllim të ndryshimit të politikave në drejtim të komunikimit më të mirë, shpërblimet dhe mirënjohjet të jepen në baza meritore si dhe të punohet në drejtim të krijimit të kushteve sa më të mira me qëllim që Institucioni të jetë një vend i dëshirueshëm pune. IV MIRËNJOHJE/FALENDERIME Këtë studim ia dedikoj babait tim të ndjer. Një falenderim i veçantë shkon për mentorin tim,udhëheqësin e temës Prof. Ass.dr. Zejdush Tahiri, për idenë totale të kësaj teme,për ndihmën dhe mbështetjen që më ofroi gjatë punës sime dhe për kontributin e tij në finalizimin e punimit tim të diplomës.Gjithashtu falenderojë edhe pedagogët e tjerë të Kolegjit UBT-të për kontributin e tyre gjatë programit të studimeve. Mirënjohëse dhe falenderuese për miqtë e mi,që më mbështetën në këtë rrugëtim dhe më përkrahën në qdo kohë. Nuk mund të lë pa falenderuar të gjithë kolegët nga QKMF-ja në Lipjan që ishin pjesë e anketës sime,prania e të cilëve kishte rëndësi jetësore për studimin. Dhe në fund,por jo nga rëndësia,falenderoj familjen time e cila u gjend gjithmonë pranë meje dhe gjithmonë e gatshme për të më përkrahur e ndihmuar përgjatë çdo vështirësie.
Loading Preview
Sorry, preview is currently unavailable. You can download the paper by clicking the button above.
Kërkime Pedagogjike, 2024
Revista Avokatia nr 39 2021, 2021
Balkan Journal of Interdisciplinary Research, 2017
TEMA - Tendências em Matemática Aplicada e Computacional, 2001
Micro, Macro & Mezzo Geoinformation, 2014
SC/ST Research & Training Institute, Odisha, 2020
Indonesian Journal of Materials Science, 2018
Zenodo (CERN European Organization for Nuclear Research), 2005
Physical Review C, 2008
SC/ST Research & Training Institute, Odisha, 2020