Përshkrim
Zgjidhja më e plotë për të hequr plotësisht nga instalimi juaj WordPress Përpunuesin Me Blloqe Gutenberg dhe krejt veçoritë e lidhur me të. Kjo shtojcë jo thjesht çaktivizon përpunuesin me blloqe – eliminon çdo gjurmë funksionimi me blloqe, për funksionim dhe përputhje maksimum.
Ç’heq kjo shtojcë:
Veçoritë Bazë të Gutenberg-ut
- Përpunues Me Blloqe Gutenberg (i çaktivizuar plotësisht)
- Stile Globalë Përpunimi të Plotë Sajti (FSE) dhe CSS brendazi
- Përpunues Widget-esh Me Bazë Blloqet (bëhet kthim te Widget-e Klasikë)
- Drejtori Modelesh dhe Modelesh Me Blloqe
- Mbulim dhe përpunim të Theme.json
- Integrim Drejtorie Blloqesh
- Funksionin Përpunues Sajti
Optimizim Funksionimi
- Heq krejt kartelat CSS dhe JavaScript të lidhura me blloqet
- Eliminon CSS brendazi Stilesh Globalë në çdo faqe
- Heq objekte të papërdorur biblioteke blloqesh
- Çaktivizon objekte përgjegjësi për përpunues me blloqe
- Removes duotone and layout support filters
Integrim WooCommerce-i
- Çaktivizon përfundim blerjesh dhe shportë WooCommerce të bazuara në blloqe
- Heq përpunues me blloqe WooCommerce për produktet
- Eliminon stile dhe burime blloqesh WooCommerce
- Zbaton me detyrimin funksionimin klasik të WooCommerce-it
Admin Experience
- Heq widget-e pulti “Provoni Gutenberg-un”
- Çaktkvizon menu përgjegjësi të lidhura me Gutenberg-un
- Shfaq njoftim suksesi aktivizimi
- Shton mbulim veprimesh shtojcash
Do Zero Formësim – Thjesht aktivizoni shtojcën dhe gjithçka çaktivizohet automatikisht. S’ka nevojë për faqe rregullimesh, ngaqë thjesht funksionon!
Kjo shtojcë është e përsosur për:
– Përdorues që parapëlqejnë Përpunuesin Klasik
– Sajte që lypin përputhje maksimum me tema dhe shtojca të dikurshme
– Instalime me funksionimin e suksesshëm në mendje
– Përdorues që duan të eliminojnë plotësisht andrallat e lidhura me blloqet
Asistencë
Ju duhet ndihmë, ose keni sugjerime?
E doni këtë shtojcë? Ju lutemi, na lini një shqyrtim 5-yjesh dhe ndihmoni të përhapet fjala!
Mbi AyudaWP
Jemi specialistë në shtojca sigurie WordPress-i, SEO-je dhe optimizimi funksionimi. Krijojmë mjete që zgjidhin probleme të njëmendta për të zotë sajtesh WordPress, teksa mirëmbajmë standardet më të larta për kodim dhe domosdoshmëri përdorimi nga persona me aftësi të kufizuara.
Foto ekrani
Instalim
- Shkoni te Pulti juaj WP > Shtojca dhe kërkoni për ‘no gutenberg’ ose…
- Shkarkojeni shtojcën prej depos WP.
- Ngarkojeni dosjen ‘no-gutenberg’ te drejtoria ‘/wp-content/plugins/’
- Aktivizojeni shtojcën përmes menusë ‘Shtojca’ te WordPress
- Po! Gutenberg-u ikën plotësisht dhe rikthehet Përpunuesi Klasik
PBR
-
Ç’a të re në versionin 2.0?
-
Versioni 2.0 është një rishkrim i plotë që eliminon KREJT funksionet me bazë blloqe:
– Heq Stile Globalë FSE dhe mbulim për theme.json
– Çaktivizon plotësisht widget-e me bazë blloqe
– Heq modele me blloqe dhe drejtoi blloqesh
– Eliminon blloqe WooCommerce, nëse WooCommerce-i është i instaluar
– Heq krejt objektet CSS dhe JavaScript të lidhura me blloqet
– Funksionim shumë më i mirë dhe heqje më e plotë -
A funksionon kjo me WooCommerce-in?
-
Po! Shtojca pikas automatikisht WooCommerce-in dhe çaktivizon krejt blloqet WooCommerce, duke rikthyer funksionimin klasik për përfundim blerjesh, shportë dhe përpunim produktesh.
-
A do të dëmtohet lënda ime ekzistuese?
-
Jo. Postimet dhe faqet tuaja ekzistuese do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht. Shtojca prek vetëm pjesën e përpunimit dhe heq andrallat e lidhura me blloqet.
-
Ç’ndodh po e çaktivizova shtojcën?
-
Krejt funksionet Gutenberg do të rikthehen menjëherë. Sajti juaj do të kthehet te përdorimi i përpunuesit me blloqe dhe i krejt veçorive të lidhura me blloqet.
-
A është e përputhshme me krejt temat dhe shtojcat?
-
Po. Kjo shtojcë është hartuar për përputhje maksimum. Funksionon me krejt temat dhe shtojcat e koduara si duhet, thjesht duke hequr funksione blloqesh, në vend se duke u përplasur me ta.
-
Pse të zgjidhet kjo dhe jo shtojca të tjera të ngjashme?
-
Kjo shtojcë është zgjidhja e gatshme më e plotë. Teksa shtojca të tjera çaktivizojnë vetëm përpunuesin, kjo heq KREJT funksionet e bazuar në blloqe, përfshi stile FSE, widget-e, modele, blloqe WooCommerce dhe objekte me ndikim të madh në funksionim.
Shqyrtime
Kontribues & Zhvillues
“No Gutenberg – Çaktivizoni Përpunues Me Blloqe dhe Stile Globalë – Kthim te Përpunuesi Klasik” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.
Kontribues“No Gutenberg – Çaktivizoni Përpunues Me Blloqe dhe Stile Globalë – Kthim te Përpunuesi Klasik” është përkthyer në 13 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.
Ju intereson zhvillimi?
Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.
Regjistër ndryshimesh
2.0.1
- Testuar deri me WordPress 6.9
2.0
- Rishkrim i plotë i shtojcës, me trajtim object-oriented
- U shtua heqje Stilesh Globalë FSE dhe mbulim për theme.json
- U çaktivizuan plotësisht widget-e të bazuar në blloqe
- U hoqën modele me blloqe dhe drejtori blloqesh
- U shtua heqje blloqesh WooCommerce
- U eliminuan krejt objektet CSS dhe JavaScript të lidhur me blloqet
- U shtua njoftim aktivizimi dhe lidhje asistence
- U përmirësua funksionimi duke hequr andralla blloqesh
- Sistemim kodi dhe siguri më e mirë
- U përditësua domosdoshmëria për PHP minimum si 7.4
- E përputhshme me Rrjete/Shumësajtësh
1.1.0
- Ndreqje Gabimi Fatal me versionin e mëparshëm
1.0.9
- Testuar deri me WordPress 6.7.1
1.0.8
- Testuar deri me WordPress 6.6.2
1.0.7
- Testuar deri me WordPress 6.4
1.0.6
- Testuar deri me WordPress 6.2
1.0.5
- Testuar deri me WordPress 6.1
1.0.4
- Testuar deri me WordPress 6.0.2
1.0.3
- Testuar deri me WordPress 6.0
1.0.2
- U shtua veprimi për heqje të Stileve Globalë FSE
1.0.1
- Kartelë Readme më e mirë dhe e thjeshtë
1.0.0
- Hedhje fillestare në qarkullim me heqje Gutenberg-u elementar




