Yoast Duplicate Post

Përshkrim

Kjo shtojcë u lejon përdoruesve të klonojnë postime të çfarëdo lloji, ose t’i kopjojnë në skica të reja për përpunim të mëtejshëm.

Si funksionon:

  1. Te ‘Përpunoni Postime’/’Përpunoni Faqe’, mund të klikoni mbi lidhjen ‘Klono’, nën titullin e postimit/faqes: kjo do të krijojë menjëherë një kopje dhe do t’ju kthejë te lista.

  2. Te ‘Përpunoni Postime’/’Përpunoni Faqe’, mund të përzgjidhni një ose më shumë objekte, mandej të zgjidhni ‘Klonoji’ te menuja hapmbyll ‘Veprime Masive’ që t’i kopjoni të tërë njëherësh.

  3. Te ‘Përpunoni Postime’/’Përpunoni Faqe’, mund të klikoni mbi lidhjen ‘Sikcë e Re’, nën titullin e postimit/faqes.

  4. Te skena e përpunimit të postimeve, mund të klikoni mbi ‘Kopjoje në një skicë të re’ sipër “Anuloje”/”Shpjere te hedhurinat” ose te shtylla e përgjegjësit.

  5. Teksa e shihni një postim si një përdorues që ka bërë hyrjen, mund të klikoni mbi ‘Kopjojeni si një skicë të re’, te shtylla e përgjegjësit.

3, 4 dhe 5 do të shpien te faqja e përpunimit për skicën ere: ndryshoni ç’doni, klikoni mbi ‘Botoje’ dhe mbaruat.

Ka edhe një etiketë gjedhesh, që mund ta vendosni te gjedhet tuaja dhe të klononi postimet/faqet tuaja që nga pjesa e dukshme e programit. Klikimi mbi lidhjen do t’ju shpjerë te faqja e përpunimit për skicën e re, njësoj si lidhja te shtylla e përgjegjësit.

Duplicate Post has many useful settings to customize its behavior and restrict its use to certain roles or post types. Check out the extensive documentation on yoast.com and our developer docs.

Kontribuoni

Nëse e gjeni të dobishme dhe dëshironi të jepni ndihmesë, ka dy mënyra:

  1. Parashtroni në GitHub njoftime të metash, sugjerime dhe kërkesa për veçori;
  2. Nëse doni ta përktheni në gjuhën tuaj (bëhet fjalë vetëm për pak rreshta teksti), mund të përdorni projektin e përkthimit;

Foto ekrani

  • Përpunues klasik.
  • Përpunues me blloqe.
  • Listë postimesh.
  • Menu shtylle përgjegjësi.
  • Veprime në masë.
  • Faqja e mundësive.

Instalim

Përdorni veçorinë e WordPress-it Shtoni Shtojcë të Re, duke kërkuar për “Duplicate Post”, ose shkarkoni arkivin dhe:

  1. Çzipojeni arkivin te kompjuteri juaj
  2. Ngarkojeni dosjen duplicate-post te drejtoria /wp-content/plugins/
  3. Aktivizojeni shtojcën përmes menusë ‘Shtojca’ te WordPress
  4. Shkoni te Rregullime -> Duplicate Post dhe përshtateni sjelljen si doni

PBR

Shtojca s’funksionon, pse?

Së pari, kontrolloni versionin e WordPress-it tuaj: shtojca nuk pritet të funksionojë më me versione të vjetër. Mos harroni edhe ta përmirësoni shtojcën me versionin më të ri!

Mandej provoni ta çaktivizoni dhe riaktivizoni, disa përdorues kanë njoftuar që kjo ndreq disa nga problemet.

Bëni gjithashtu kujdes me skedën “Leje” te Rregullimet: siguroni që shtojca të jetë aktivizuar për rolet dhe llojet e postimeve të dëshiruara.

Nëse prapë nuk punon, ndoshta ka ndonjë përplasje me ndonjë shtojcë tjetër: mos ngurroni të shkruani te forumi dhe do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje (do të ndihmonte vërtet nëse provoni të çaktivizoni krejt shtojcat tuaja të tjera, një nga një për të parë se cila ka përplasje me timen… Por bëjeni vetëm nëse e dini se ç’po bëni, nuk mbaj përgjegjësi për çfarëdo problemi që mund të hasni).

Shtojca s’është e përkthyer në gjuhën time!

Nga versioni 3.0 e tutje, përkthimet e shtojcës administrohen nga platforma WordPress.org dhe shtojca shpërndahet pa kartela gjuhësh, ndaj, së pari, përditësoni përkthimet që prej Pult->Përditësime.

Nëse Duplicate Post është ende në anglisht, ose nëse ka disa vargje të papërkthyer, mund të ndihmoni të përkthehet në gjuhën tuaj: ju duhet vetëm një llogari te WordPress.org.

Shqyrtime

5 Nëntor, 2025
Honestly, I don’t know if that’s true – but what I do know is true is that when our SEO Content team or a client needs to duplicate a post then I always add this plugin. It always bothered me that WordPress doesn’t have this feature natively to copy posts. Another plugin we have used is [Duplicate Post] but I’ve always prefered this one for the brand association with this one. We moved from the actual Yoast SEO plugin years ago, but the Yoast brand still remains iconic and the more I’ve read of their articles and posts the more respect I have for them as a company. So thank you Yoast and thank you Enrico Battocchi.
17 Shtator, 2025
Most other Event-Plug-ins are too heavy for my taste, but this one is quite flexible and has all the important elements. Easy to use, fitting into the theme and event lists can be displayed in multiple ways, if you know what to add to the shortcode. Highly recommended. The only thing I’m missing is recurring events.
11 Shtator, 2025
Adds a huge and extremely annoying notification at the top of plugin page that forces you to subscribe to their newsletter (which I do not need). Until you submit your email and confirm it, it doesn’t disappear. Wordpress should start BANNING plugins that bloat your admin pages with undismissable notices.
14 Prill, 2025
We like this plugin for duplicating pages created in a page or site builder, like Elementor.Fast and easy to use for most clients, we only wish the ‘Republish’ functionality was better explained in the dashboard.
27 Mars, 2025
I like this plugin I’ve been using this plugin daily for duplication of post. Must for bloggers.
17 Mars, 2025
Currently new to WordPress but this seems like a useful tool for the future.
Lexojini krejt 524 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Yoast Duplicate Post” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.

Kontribues

“Yoast Duplicate Post” është përkthyer në 51 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Yoast Duplicate Post” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Regjistër ndryshimesh

4.5

Datë Hedhjeje Në Qarkullim: 28 qershor, 2020

Thellime:

  • Përmirëson ndikimin e shtojcës në funksionimin e sajtit, duke shmangur thirrje të padobi ndaj filtrit gettext.

Ndreqje të metash:

  • Ndreq një të metë me një ndarje te kuadrati i parashtrimeve te Përpunuesi Klasik do të shfaqej me mënjana të pasakta.

Tjetër:

  • Cakton 6.0 si version WordPress-i me të cilin është testuar.

4.4

Datë Hedhjeje Në Qarkullim: 25 janar, 2022

Thellime:

  • Shndërron njoftimin e përditësimit në një shënim mirëseardhjeje për përdoruesit që e përdorin për herë të parë.

Ndreqje të metash:

  • Ndreq një të metë nën të cilën etiketa HTML te blloku për HTML Vetjake do të hiqej, kur ribotohet një kopje Rishkruajeni & Ribotojeni e vënë në plan.
  • Ndreq një të metë nën të cilën stili i butonave mund të jetë i dëmtuar te Përpunuesi Klasik.
  • Ndreq një të metë nën të cilën shkaktohej gabim fatal te faqja Widget-e në kombinim me disa tema ose shtojca të tjera.

Tjetër:

  • Cakton 5.9 si version WordPress-i me të cilin është testuar.

Earlier versions

Për regjistrin e ndryshimeve të versioneve më të hershëm, ju lutemi, referojuni regjistrit të ndryshimeve te yoast.com.