Accessibility links

Breaking News

Pikëpamja e qeverisë së SHBA

Monday 7 April 2025

Calendar
April 2025
Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3
(FILE) Smoke rises while members of the Syrian forces ride on a vehicle as they battle against a nascent insurgency by fighters from ousted leader Bashar al-Assad's Alawite sect, in Latakia, Syria March 7, 2025.
(FILE) Smoke rises while members of the Syrian forces ride on a vehicle as they battle against a nascent insurgency by fighters from ousted leader Bashar al-Assad's Alawite sect, in Latakia, Syria March 7, 2025.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë terroristët radikalë islamikë, përfshirë xhihadistët e huaj, që vranë njerëz në Sirinë perëndimore ditët e fundit”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë terroristët radikalë islamikë, përfshirë xhihadistët e huaj, që vranë njerëz në Sirinë perëndimore ditët e fundit”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio përmes një deklarate.

Më shumë se një mijë njerëz njoftohet se u vranë në përleshjet që shpërthyen më 6 mars midis forcave besnike të presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe forcave të sigurisë të qeverisë së përkohshme të presidentit Ahmed al-Sharaa. Zoti al-Sharaa ishte kreu i grupit islamik Hayat Tahrir al-Sham, i lidhur me Al-Kaidën, që udhëhoqi ofensivën për përmbysjen e Asadit në dhjetor.

Pas përleshjeve, u bënë vrasje për hakmarrje nga forcat e lidhura me qeverinë, duke vendosur në shënjestër pakicat fetare. Rreth 745 civilë u masakruan, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani. Aktivistët e Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut thanë se dy ditët e dhunës pas përleshjeve ishin ndër më vdekjeprurëset që nga fillimi i luftës civile në Siri 14 vjet më parë.

Shumica e civilëve që ishin në shënjestër të sulmeve dhe të vrarët ishin nga komuniteti alavit, një sekt shiit të cilit i përkiste Assadi dhe që përbën 10 për qind të popullsisë së Sirisë. Në shumë qytete, duke përfshirë Latakian dhe Tartosin, burra, gra dhe fëmijë thuhet se u vranë pa dallim. Të krishterët, duke përfshirë edhe klerikët, u vranë gjithashtu. Para luftës civile dhe ngritjes së Shtetit Islamik në Siri, të krishterët, me një histori 2000-vjeçare në vend, përbënin gjithashtu 10 për qind të popullsisë. Numri i tyre ka rënë në nivelin nën 3 për qind.

Kur mori pushtetin në dhjetor, presidenti i përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa u zotua të mbronte pakicat fetare dhe etnike të Sirisë. Tmerri që ndodhi në Sirinë perëndimore nga forcat islamike të lidhura me qeverinë e tij e bën premtimin e tij të duket tragjikisht i zbrazët. Më 9 mars, zoti al-Sharaa premtoi të krijonte një komision të pavarur për të "hetuar shkeljet kundër civilëve dhe për të identifikuar përgjegjësit e këtyre veprimeve".

Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha: “Shtetet e Bashkuara mbështesin pakicat fetare dhe etnike të Sirisë, duke përfshirë komunitetet e saj të krishtera, druzët, alavitët dhe kurdët dhe shprehin ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre. Autoritetet e përkohshme të Sirisë duhet të nxjerrin para drejtësisë autorët e këtyre masakrave kundër komuniteteve pakicë të Sirisë.”

(FILE) Secretary of State Marco Rubio in Washington, U.S., February 10, 2025.
(FILE) Secretary of State Marco Rubio in Washington, U.S., February 10, 2025.

“Ne po përpiqemi t'i japim fund luftës. Ju nuk mund t'i jepni fund luftës nëse dy palët nuk përfshihen në negociata, duke filluar me rusët, dhe ky është vlerësimi i Presidentit", tha Sekretari Rubio.

Takimi midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, anëtarëve të administratës së tij dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy përfundoi me një diskutim të ashpër më 28 shkurt. Presidenti Zelenskyy u largua papritur nga Shtëpia e Bardhë dhe nënshkrimi i planifikuar i një marrëveshjeje kritike për mineralet midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, që shihet si një hap i mundshëm drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, nuk u bë.

Pak kohë pas takimit, Presidenti Trump postoi në rrjetin Truth Social: “Kam ardhur në përfundimin se Presidenti Zelenskyy nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.”

Në një intervistë në emisionin "This Week" të kanalit ABC, Sekretari i Shtetit Marco Rubio theksoi se përfundimi i konfliktit duke e përfshirë Rusinë në negociata është qëllimi i Presidentit Trump.

“Ne po përpiqemi t'i japim fund luftës. Ju nuk mund t'i jepni fund luftës nëse dy palët nuk përfshihen në negociata, duke filluar me rusët, dhe ky është vlerësimi i Presidentit", tha Sekretari Rubio. “Nuk po ju premtoj se është e mundur. Nuk po ju them se ka 90 për qind gjasa të realizohet. Unë them se shanset për paqe janë në nivelin zero nëse nuk i ftojmë ata në bisedime. Sa më shpejt që njerëzit ta kuptojnë se kjo është një luftë e rëndë që po shkon në një drejtim të gabuar me vdekje, shkatërrim dhe rrezik për një konflikt më të gjerë, aq më shpejt ata do ta kuptojnë se ka hapësirë për përparim.”

Sekretari Rubio vuri në dukje se si çdo marrëveshje tjetër paqeje edhe kjo do të duhet të ketë masa mbrojtëse të qëndrueshme.

"Por kjo fillon me hapin e parë, pra me angazhimin e të dyja palëve për të parë nëse kjo është e mundur", tha Sekretari Rubio. “Të gjithë flasin për garanci për të siguruar paqen. Së pari ju duhet të keni një paqe. ... Dhe këtë e kuptuan ukrainasit. Atyre iu shpjegua vazhdimisht. ... "Mos bëni asgjë për ta prishur atë." Për fat të keq, pikërisht këtë bëri Zelenskyy."

Sekretari Rubio shprehu shpresën se Presidenti Zelenskyy do ta kuptojë se Shtetet e Bashkuara në të vërtetë po përpiqen të ndihmojnë vendin e tij përpara se të pësojë mijëra viktima të tjera. "Ka ardhur koha për t'i përfshirë rusët në negociata", deklaroi Sekretari Rubio, "dhe të shohim nëse ka një rrugë përpara, që do t'i jepte fund këtij konflikti dhe do të siguronte që ai të mos përsëritej kurrë."

Load more

XS
SM
MD
LG